Liga e Kampionëve vazhdon këtë të mërkurë me nëntë ndeshje interesante në kuadër të fazës së ligës, ku në program janë disa përballje që pritet të sjellin emocione dhe spektakël për tifozët e futbollit evropian.
Vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Club Brugge dhe Liverpoolit, ku skuadra angleze do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në udhëtim.
Në ndeshjet tjera do të takohen: Lille-Bayern Munich, Sabah-Barcelona, Inter-Stuttgart, PSG-Roma, Sporting-Manchester United, Shakhtar Donetsk-Fenerbahçe, Slavia Pragë-Villarreal dhe Atletico Madrid-Viking.
Programi i së mërkurës nis në orën 18:45 me dy ndeshjet Sabah – Barcelona dhe Slavia Pragë – Villarreal.
Shtatë përballjet e tjera zhvillohen nga ora 21:00, në një mbrëmje me shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Si do t’i parashikonit përballjet e sotme?








