Një selfie festive e zonjave të VLEN-it, Venera Latifi Azizi, Kaltrina Zekolli Shaqiri, Imerlije Saliu dhe Safije Sadiku-Shaini, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Open-TV.
Fotografia e përbashkët është realizuar gjatë pritjes solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, në shënim të kësaj date të rëndësishme për historinë kombëtare shqiptare.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve, personalitete të jetës publike dhe mysafirë të shumtë, të cilët u bënë pjesë e atmosferës festive kushtuar 28 Nëntorit. (Open-TV)








