November 26, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Me emocione, Meidani: Erdha t’ju sillja Shqipërinë, por atë e gjeta këtu

26/11/2026
in Maqedoni
Me emocione, Meidani: Erdha t’ju sillja Shqipërinë, por atë e gjeta këtu
Share on FacebookShare on Twitter

Me emocione, reflektime historike dhe mesazhe të fuqishme për unitetin kombëtar, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në cilësinë e ambasadorit. Rasti ishte pritja solemne e organizuar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Foto

Duke bërë të ditur se mandati i tij diplomatik në Maqedoninë e Veriut po përfundon, Meidani ndau me të pranishmit kujtime dhe reflektime nga qëndrimi i tij në Shkup, duke i dhënë kësaj mbrëmjeje festive edhe karakterin e një lamtumire.

Foto

Ambasadori e nisi fjalimin duke rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë dhe sakrificën e 40 burrave që, në rrethana të vështira historike, vunë themelet e shtetit të pavarur shqiptar.

Foto

Meidani theksoi se Shqipëria nuk përkufizohet vetëm nga kufijtë e saj gjeografikë, por edhe nga historia, kultura, gjuha dhe kontributi i shqiptarëve në të gjitha trojet dhe kudo në botë.

Foto
Foto

Në fjalimin e tij, ai solli në kujtesë figura të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare, si Skënderbeu, Nënë Tereza, Çajupi, Faik Konica, Ismail Kadare e Vaçe Zela, por edhe personalitete bashkëkohore që kanë lartësuar emrin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit, ambasadori ia kushtoi marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e barazisë, bashkëpunimit dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

“Shqipëria e do Maqedoninë e Veriut të fortë, të begatë dhe pranë saj në tryezën e Evropës. Suksesi i njërit është edhe suksesi i tjetrit. Fqinjësia jonë është një derë që rri hapur. Miqësia jonë është buka që ndajmë kur hyjmë brenda”, u shpreh Meidani.

Duke bërë një bilanc të mandatit të tij diplomatik në Shkup, ambasadori renditi disa nga projektet dhe rezultatet e arritura, ndër të cilat zbatimin e sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare mes dy vendeve, shpërndarjen e Abetares së unifikuar, bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe rinisë, bursat dhe kuotat për studentët shqiptarë në universitetet e Shqipërisë, si dhe rinovimin e Shtëpisë-Muze të Alfabetit në Manastir.

Ai veçoi gjithashtu mbështetjen për Bibliotekën “Linkest”, përfshirjen më të madhe të përfaqësuesve të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aktivitetet e organizuara në Tiranë, si dhe projektin e shkollës në Nerovë.

Në prag të përfundimit të mandatit, Meidani falënderoi institucionet e Maqedonisë së Veriut, kolegët diplomatë dhe bashkëpunëtorët, por mbi të gjitha qytetarët dhe bashkatdhetarët me të cilët krijoi lidhje gjatë qëndrimit të tij.

“Erdha me një listë takimesh. Po iki me një listë miqsh. Urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika. Këto ura i ndërtuat ju. Unë pata nderin t’i kaloj bashkë me ju”, deklaroi Meidani, njofton TS.

Por, pjesa më emocionuese e fjalimit ishte ajo që ambasadori ua kushtoi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe mërgatës. Ai rrëfeu se, kur kishte marrë detyrën në Shkup, mendonte se do t’u sillte Shqipërinë shqiptarëve të këtyre trojeve, por gjatë mandatit të tij kishte kuptuar se Shqipërinë e kishte gjetur pikërisht mes tyre.

“Kur erdha në Shkup, mendoja se po ju sillja Shqipërinë. Në fakt, Shqipërinë e gjeta këtu. E gjeta te fëmijët që ma dhuruan flamurin në vizatimet e tyre. E gjeta në rrugët tuaja, të veshura kuq e zi në çdo festë tonën. E gjeta te mësuesja që e nis çdo mëngjes orën e mësimit në shqip”, u shpreh ambasadori.

Në përmbyllje të fjalimit të tij të fundit në Shkup, Meidani u bëri thirrje shqiptarëve që të ruajnë gjuhën, flamurin dhe unitetin kombëtar, duke theksuar përgjegjësinë e brezave të rinj për ta çuar përpara trashëgiminë e të parëve.

Një lamtumirë diplomatike, por njëkohësisht edhe një mesazh për lidhjet kombëtare që nuk përfundojnë me skadimin e një mandati. (koha.mk)

Related Posts

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve!
Maqedoni

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve!

26/11/2026
Selfie festive e zonjave të VLEN-it në pritjen solemne për 28 Nëntorin në Shkup
Maqedoni

Selfie festive e zonjave të VLEN-it në pritjen solemne për 28 Nëntorin në Shkup

26/11/2026
Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Antiterrori përgatit listë të re me persona “Non Grata”?
Maqedoni

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Antiterrori përgatit listë të re me persona “Non Grata”?

26/11/2026
Durmishi: Pikat e përbashkëta kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën lehtësojnë kalimin e qytetarëve dhe tregtinë, shumë shpejt në katër pika kufitare
Maqedoni

Durmishi: Pikat e përbashkëta kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën lehtësojnë kalimin e qytetarëve dhe tregtinë, shumë shpejt në katër pika kufitare

25/11/2026
Iljasa Zeqiri në detyrën e Zv. Kryeshefit të SPB-së Kumanovë: Rrugëtimi vazhdon me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve
Maqedoni

Iljasa Zeqiri në detyrën e Zv. Kryeshefit të SPB-së Kumanovë: Rrugëtimi vazhdon me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve

25/11/2026
Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!
Maqedoni

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25/11/2026
Next Post
Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Antiterrori përgatit listë të re me persona “Non Grata”?

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Antiterrori përgatit listë të re me persona “Non Grata”?

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026