Mediumet maqedonase dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me akuza ndaj ministrit të shëndetësisë Bekim Sali me preteksin se po shqiptarizon Ministrinë e Shëndetësisë.
Kjo për arsyen se ministri fillimisht ka shkruar në gjuhën shqipe e më pas në gjuhën maqedone në faqen e ministrisë ku ka informuar për guximin e një familje për të dhuruar organet e të afërmit të tyre për transplant.
Mediumi maqedonas VECER e llogarit si shqiptarizim të ministrisë, ndërsa kujtojmë se Sali vetëm respekton ligjin për dygjuhësi derisa shumë funksionar maqednas shkelin të njëjtin ligj me të dy këmbët dhe lënë të painformuar në gjuhën e tyre amtare popullatën shqiptare.