Kandidati për deputet nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në njësinë e dytë zgjedhore ka kërkuar një duel televiziv me kandidatin e Frontit Europian, Sadulla Duraku.
Postimi:
Si kandidat që vij nga komuna e Likovës mendoj që qytetarët që i përfaqsojmë meritojnë të ketë një debat mes meje dhe kandidatit të BDI-së, Sadulla Duraku.
Qytetarët e Likovës, Kumanovës e zonës dy në përgjithësi meritojnë të ndëgjojnë argumentet tona.
Unë jam i gatshëm në çdo moment, në çdo kohë dhe në cilën do shtëpi mediatike.
Kështu që ftoj gazetarët të organizojnë debatin që po kërkohet në rrjetet sociale.
VLEN një përballje e tillë