Sot prej orës 17:00 në stadiumin Çairit në Shkup do të luhet derbi i javës së 31-të në Ligën e Parë mes Shkupit dhe Shkëndijës, dy skuadrave pretendente për titull kampioni.
Shkëndija, Shkupi dhe Struga Trim Lum do ta diskutojnë kampionatin.
Ish “Kapo” i Shkëndijës nga Tetova ka një mesazh për lojtarët kuqezi.
Postimi:
Mesazh për të gjithë e më shumë për lojtarët tanë të cilët janë në betejë drejt për se drejti, betejë kjo që po u fitua do bëjnë krenarë gjithë qytetin dhe ata që e duan Shkëndijën, por më shumë Ballistët të cilët i qëndruan afër të palëkundur dhe i dhanë forcë në çdo moment, qoftë i lumtur apo i hidhur. Këtë betejë deri në fund duhet ta fitoni edhe për veten tuaj, nëse doni që emrat e juaj të shkruhen në historinë e klubit më të madh Shqiptar, klubi që është themeluar me plot sakrificë dhe gjak, i luftuar nga të gjitha anët për ta shfarosur, por gjeneratat që kanë jetuar gjatë gjithë kohës që egziston Shkëndija edhe ata që luajtën edhe ata që e përkrahën kanë dhënë gjithçka që Shkëndija të jetë këtu ku është.
Shkëndija është themeluar nga njerëz patriota që ju ka djegur çështja kombëtare dhe kanë formuar një lëvizje ku do mundin ti shprehin ata ndjenja kombëtare ku prej aty do të luftohet armiku i cili interes kishte vetëm antishqiptarizmin.
Luani për këtë klub, sepse ajo fanellë peshon shumë, e dimë se edhe këtë ju vet e dini, historia e këtij klubi e ka bërë të jetë ajo me shumë vlerë, luani që të leni gjurmë, që një ditë të gjeneratat që do vinë pas të këndojnë emrat e juaj.
Jemi me ju deri në pikën e fundit, do ju përkrahim sa të kemi shpirt e fuqi, luani me zemër.
Të festojmë titullin, aty ku duhet të festohet.
FORCA SHKËNDI
BALLISTËT 1992