Visar Baftiu, drejtori sportiv i KF Besa, i ka dhënë fund beqarisë, duke u kurorëzuar në fejesë më 13 janar të këtij viti me partneren e tij, bukuroshen Besarta, shkruan Open-TV.
Visari është nga Dobërdolli, kurse e fejuara e tij është nga Negotina.
Fejesa është organizuar në prani të njerëzve të afërm.
Ai vet e ka konfirmuar këtë gjë përmes fotos së publikuar në rrjetin social “Facebook”, në të cilën shihen në krah të njëri-tjetrit.
Visar Baftiu aktualishtë ndodhet në Durrës së bashku me KF Besa, të cilët po zhvillojnë fazën e dytë përgatitore për sezonin pranveror në Ligën e Dytë-grupi i Perëndimit.
Stafi i Open-TV iu uron fejesën Visarit dhe Besartës, duke i dëshiruar çiftit të ri jetë të gjatë dhe të lumtur, të trashëgohen dhe gjithmonë të jenë të lumtur./Open-TV/