Skuadra e Voska Sport në afatin kalimtar të dimrit arriti të sjell në radhët e veta Argjent Gafurin, kapitenin e Renovës. Gjithsesi se ky është një nga transferet më të mëdha në Ligën e Dytë-Perëndim.
Te Voska Sport të gjithë presin nga Gafuri, i cili mund të luaj në disa pozicione.
Gafuri është në Ohër dhe përshtypjet e tij janë shumë të mira.
“Impresonet e para janë të shkëlqyeshme. Patjetër më duhet të them se këtu te Voska Sport erdha për shkak se më ka tërhequr projekti i klubit, dhe ambiciet. Megjithate duhet të them se këtu erdha edhe për shkak të mikut tim të madh Izo Emini me të cilin kemi luajtur një kohë të gjatë te Renova. Ai më tha gjëra të bukura për Voska Sport dhe ja këtu jam”, deklaroi Gafuri.