Skuadra e Renovës ka shënuar fitore të thellë ndaj Voska Sport me rezultat 4-0. Ndeshja miqësore është luajtur në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.
Tetovarët avansuan me rezultat 2-0 që në pjesën e parë me golat e Jusufit dhe Kahrimanovicit, kurse në pjesën e dytë shënuan edhe Shefiti nga gjuajtja e lirë dhe Ramadani për rezultatin prfundimtar 4-0.