Barazim 2:2 kundër Kozhuvit, ku fjalën kryesore e pati sërish arbitri Mlladenovski
Barazim 2:2 kundër #Kozhuvit, në një ndeshje në të cilën mund të themi se në epilogun përfundimtarë gisht kishte edhe arbitri kryesor, #DejanMLLADENOVSKI.
Ky i fundit në minutën e 75-të, edhe pse ishte shumë fare pranë, nuk akordoi penalti të pastërt në favorin e skuadrës sonë, kur në një aksion të udhëhequr nga kapiteni ynë, Izair Emini, një nga futbollistët mysafir luajti me dorë, mirëpo për Mlladenovskin kjo nuk kishte të bëjë me penalti.
Ndryshe ndeshja nisi mirë për skuadrën tonë, që avansoi me golin e Alen Jasharovskit .
Ky gol ishte valid deri në minutën e fundit të pjesës së parë, kur pas një mbulimi jo të mirë të krahut të majtë të mbrojtjes, Luma lejoi që Angel Koçev të barazojë shifrat në 1:1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe përkundër disa rasteve që krijuam në minutat e para të pjesës së dytë, ishin mysafirët që avansuan përmes penaltisë së shkaktuar nga Ensar Luma.
Realizator në këtë rast për Kozhuvin doli të jetë Andrej Kudijan.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 63-të, për të vijuar më pas një seri rastesh para portës mysafire, mirëpo golin e barazimit e realizuam vetëm në minutën e 83-të me anë të #Ilas Çilafit, i cili me kokë shënoi një gol mjaft të bukur pas harkimit të Albin Ramadanit.
Pasuan edhe disa raste nga Izair Emini dhe Jasharovski, i cili në minutat shtesë të takimit pati rastin më të mirë për të barazuar shifrat, mirëpo nga afërsia nuk arriti që ta shndërrojë në gol devijimin e topit nga ana e portierit mysafir Kartov.
Në fund barazim 2:2, me të cilin vazhdojmë të ruajmë pozitën e tretë në renditje, pas Vardarit dhe Gostivarit.