BvK sot ka triumfuar në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë-Veri ndaj Petrovecit me rezultat 1-3, shkruan Open-TV.
Golat për mysafirët i shënuan: Faton Bela (7’), Rufat Cilafi (50’) dhe Orhan MiFtari (55’).
Pas kësaj fitore, BvK nga Konjare e Mesme e Shkupit është barazuar me liderin e renditjes Bashkimin nga Kumanova, që ka një ndeshje më pak dhe në këto momente po luan ndeshjen me Aerodromin në udhëtim./Open-TV/