FC Shkupi është bërë me drejtor të ri sportiv. Skuadra nga Çairi e kanë rikthyer në shtëpi Emir Shabanin, por tashmë me një rol të ri, merr vesh Open-TV.
Shabani vjen në vend të Damir Ibric.
Ai pritet që në fillim të javës që vjen të prezantohet në pozitën e re.
Shabani para disa muajve kishte dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të përgjitshëm të klubit.
Rikthimi i tij në klub si duket ishte me fat pasi FC Shkupi sot shënoi një fitore dramatike ndaj Tikveshit me rezultat 3-2. Me këto tre pikë Shkupi barazohet me StRuga Trim Lum në krye të renditjet me nga58 pikë, pasi struganët humbën në shtëpi nga Sileksi 2-3. Kështu katër javët e fundit do të jenë të zjarrta në luftën pët titullin e kampionit. FC Shkupi në javën e ardshme do të luaj me Gostivarin në fushën e këtyre të fundit. (Open-TV)