9 shkurt – Kishin qenë shokë të ngushtë në punë. Prandaj Labinot Maliqi, pronar i NN “Leart Bau” nga Kumanova, shoku i Bekim Junuzit, që ndërroi ditë më parë dhe u varros dje, nuk mund ti mbajë lotët për të përshkruar miqësinë që kishin së bashku, shkruan Open-TV.
Vetëm një ditë më parë se të ndërroj jetë Bekimi, ata dy kishin qëndruar bashkë dhe kishin parë kafe, si zakonisht në cdo mëgjes para se të shkonin në punë.
“Sot u zgjova me mendje që ta thërras Bekën në telefon, të pimë kafe dhe të vijmë në punë. Ai ka qenë mjeshtër kryesor në firmën time. Mungesa është shumë e madhe sa që më shkon mendja ta thërras, ti them au lodhe, ose nëse të duhet material, por nuk po mundem ta përabllojë mungesën e tij. Na ka prek shumë, si me qenë pjesë e familjes”, deklaroi Labinot Maliqi, shoku i tij i jetës dhe i punës për Open-TV.
Ai tregon se miqësia me Bekimin është e vjetër që në kohën kur te babai Bekimit, axha Isuf (i ndjerë), i cili ka qenë ndër mjeshtrit e parë në Kumanovë, ka marrë zanat axha i tij Ajaz Maliqi (i ndjerë). Dhe, kjo miqësi, edhe familjare, është trashëguar brez pas brezi.
Labinoti e pranon se mungesa e Bekimit do të jetë e madhe si për të poashtu edhe për kolektivin e punës. Ai thotë se nuk mund të gjejë ndonjë Bekë të dytë./Open-TV/
Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë.
https://www.facebook.com/opentvmk/videos/927074114663941