9 shkurt – Atletja e talentur nga Shkupi, Jumna Fetahu, ditën e premte do të udhëtojë për në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në garat e këtij shteti, shkruan Open-TV.
Garat do të mbahen në sallën e sportit “ASIKSS”, e cila është garë e nivelit të kampionatit të Bullgarisë, ku pjesëmarrja është e hapur për të gjithë atletet nga rajoni dhe më gjerë.
Jumna Fetahu do të përfaqësojë klubin e atletikes PAK “7 Maji” nga Shkupi. Në këtë pjesëmarrje talentja jonë do të mundohet të thyej rekordin e saj, i cili do të ishte rekordi i dytë për vitin e ri 2022.
Të gjithë shpresojmë që edhe kësaj radhe ajo të na gëzoj zemrat tona dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Open-TV i uron Jumnës rrugë të mbarë dhe të kthehet me një rekord të ri./Open-TV/