Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri”-Kumanovë-Likovë ka filluar aktivitetet e saja kushtuar 7 marsit-ditës së mësuesit.
Lajmin e bëri të ditur për Open-TV, kryetari Samet Jahiu.
Sipas tij, me 25 shkurt do të mbahet kuizi i diturisë për shkollat fillore, ndërsa prej 27 shkurt deri 2 mars garat sportive në mes të shkollave.
“Po,Shoqata ka filluar me aktivitetet e saj kushtuar ‘7 Marsit’- ditës së mësuesit. Kështu që me 25 shkurt mbahet kuizi i diturisë për shkollat fillore, ndërsa prej 27 shkurt deri 2 mars garat sportive në mes shkollave”, njoftoi kryetari i Shoqates së Arsimtarëve Shqiptar , “Naim Frashêri”-Kumanovë-Likovë./Open-TV/