ARTAN GRUBI
Me nënshkrimin e sotëm të Protokollit mes dy ministrave të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, Spasovski dhe Gashiq, përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc.
Pjesa formale përfundoi sot, ndërsa nga nesër nis rregullimi infrastrukturor për të nisur me punë.
Një vendim shumë i rëndësishëm jo vetëm për banorët e zonës por edhe më gjerë, pasiqë do të shkurtojë udhëtimin edhe të vendeve përreth, të cilët pavarësisht afërsisë territorial kanë qenë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra deri te pikat kufitare aktuale për shkak të lidhjeve familjare me Luginën e Preshevës por edhe për çështje tregtare.