ETEM XHELADINI
Epopeja, Java e Minatorëve, krenarë na bënë edhe ne shqiptarëve të Kumanovës dhe Likovës, me që atyre viteve të vështira ishim përkrahtë tyre të parët!
Greva e minatorëve të Trepçës më 1989, ishte një dridhje tektonike që i ndodhi sistemit të kohës.
Kjo nuk ishte vetëm një grevë qëndrese dhe revolte, por një lëvizje politike e kohës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës, Iliridës-Maqedonis, Kosovës Lindore, e Malit të Zi.
Me mbylljen e tyre në zgafellë, në horiznotet e thella të tokës shqiptare, lëshuan kushtrimin për liri, ku tronditën themelet e ish-sistemit.
Ky termet i nëntokës të shqiptarisë, asajë kohe në fillim u ndihë në Republikën e Sllovenisë, e cila u nda e para nga RSFJ-ja.
Termeti i kësaj greve me shkallë më të larta të magnitutës politike u përhapur edhe në Republikat tjera si në Kroaci e më vonë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Iliridë-Maqedoni, por me pasoja mjaftë të mëdha.
Pastaj rrjedhimisht ndodhën shumë ngjarje të tjera historike gjatë viteve të 90-ta, që nga suprimimi i Autonomisë të R. Kosovës.
E gjithë popullata shqiptare në ato ditë të ftohta të shkurtit të vitit 1989, u solidarizuan me minatorët tanë trima që gjindeshin në nëntokën tonë shiptare – minierën e Trepçës.
Unë ato ditë, po edhe me vite më parë si punëtor i arsimit, me shokët e miqtë e mijë nga shkolla fillore ” Vëllazërimi” tani ” Naim Frashëri”, Kumanovë, e qytetarët e shumtë që na mbështetninë, organizuam fillimisht ndihma për Kosovë, duke u solidarizuar me minatorët, ku ndër të psrët me maunat nga Kumanova e Likova me ndihma në artikujë ushqimor, vshmbathje mjete matriale, dëbërtuam në Mitrovëcën e minatorëve..
Ky aktivitet humanitar nuk u pritë mirë nga poshteti i kohës maqedonasë, por vullneti i madhë për të kontribuar nuk kishte të ndalur, ku pas një viti me urdhër të pushteti të kohës sikur shumë shqiptar edhe ne me disa shokë nga Kumanova, e Mitrovica u arrestuam, duke na denuar me 15 ditë heqje lirie, ku falë avokatëve të asajë kohe Mahmut Alimi, Faruk Korenica nga Mitrovica, Bajram Kelmendi nga Prishtina, Hasan Hoti nga Gjilani u liruam.
Gjatë ditëve sa ishim në burgë na kanë marrë në pyetje, duke na kërcnuar se ju po ndihmoni nacionalistët, seperatistët, duke na akuzuar se po prishim rendin dhe qetësin e qytetarëve.
Dokumentet dhe vendimet gjygjësore te asaj kohe dëshmojnë akuzat e lartëpërmendura edhe pse këto ishin aktivitete humanitare.
Pa përfshirë e pa përmendur asnjë emër tjetër, të aktivistëve e humanistëve këte e dëshmon arkivi.
Pas vuajtjes të denimeve ky grup formoi Shoqatën e parë Humanitare në Kumanovë ” Nëna Tereza” ku unë u zgjodha kryetar.
Më pas i’u kthyem aktiviteteve humanitare deri më 1999, 2000, 2001, e tani me një kirarki të re menaxhuese është aktive shumë e respektuar.
Sidoqoftë, unë me miqtë e mijë pos aktiviteteve në procesin edhkativo-arsimor, si dhe punës profesionale, po edhe në aktivitetet e SHASH-të, ” Naim Frashëri” Kumanovë -Likovë, mbi tri dekada, nuk u ndalëm edhe nuk i humbëm kurrë shpresat se një ditë R.Kosovës do të jetë shtetë i pa mvarurë.
Unë vazhdova edhe me aktivitete humanitare deri më sot në OH.” El-Hilal, mbi 13-vite.
Janë bërë 46 – vjet, që me kënaqësi e përkushtim e kryem punën tonë të shenjtë në arsim, duke ligjëruar për nxënës e kontribuar shkollimi të mesëm e atij siprorë, brez pas brezi deri në pensionimin tim para tri viteve.
Si shkas i këtyre rreshtave edhe pas 34 vjetëve “Java e Minatorëve-Epopeja e Minatorëve” për mua gjithmonë do të mbetet e pa harruar, sepse ngjallë kujtimet e së shkuarës dhe jetës së vështirë të popullit tim shqiptar jashta trojeve të shtetit amë asaj kohe.
Me fat!