Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova njofton se futbollisti i skuadrës, Hasan Bilalli është operuar dhe e ka kaluar atë me sukses.
Bilalli kishte pësuar frakturë në krahun e djathtë në ndeshjen e djeshme kampionale ndaj Rashtakut, shkruan Open-TV.
Njoftimi i plotë nga KF Bashkimi:
Fitorja nga Rashtak, ishte fitore e Pirros, meqe lojtari yne Hasan Bilalli pesoi frakture ne krahun e djathte. Hasani me sukses kaloi operimin tek mjeku Labinot Bekteshi dhe ndihet mire. Te presim luan!
Portali Open-TV i dëshiron Hasan Bilallit shërim dhe rikthim të shpejtë në fushën e blertë. (Open-TV)