Furkan Saliu, gazetari i Tv Klan, ka postuar në Facebook fotografi katastrofale nga spitali i Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmo” në Ohër, përcjell Open-TV.
“Ky është spitali për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.
Këto fotografi janë në katin e tretë, ku trajtohen fëmijët me nevoja të veçanta. Terapi që zakonisht zgjatin 30 ditë. Në këto kushte mbahen fëmijë me nevoja të veçanta dhe nënat e tyre…
– Një frigorifer për 7 nëna dhe 7 fëmijë.
– Rrobat i lajnë në kova në plastikës
– Ushqimin e përgatisin në plitke dyshe që shpesh herë nuk bën
– Më shumë se gjysma e dritave nuk punojnë
– Nga dielli i fortë mbrohen me batanije
– Fëmijë me nevoja të veçanta mbahen në objekt që myket gjithandej
Që të jetë edhe më tragjike, fëmijët me nevoja të veçanta që i kanë mbushur 3 vjet duhet të qëndrojnë vet këtu ose të paguhet 10 euro nata për shoqëruesin.
Nuk kam më fjalë ta përshkruaj sistemin publik shëndetësor. Sa mendoj që e kemi prek fundit dhe nuk bëhet më keq, del diçka që më demanton”, ka shkruar ai. (Open-TV)