Mbi 2.000 besimtarë myslimanë nga Maqedonia e Veriut po qëndrojnë këtë vit në Haxh dhe vizitë në vendet e shenjta myslimane, mes tyre edhe një numër i konsiderueshëm nga Kumanova, shkruan Open-TV.
Hoxhë Eljasa Mahmudi, njëri prej udhëheqësve të haxhit 2023 nga Muftinia e Kumanovës, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka falënderuar dy mjekët kumanovarë, Berat dhe Rilnd Dalipi për shërbimin maksimal që po e tregojnë ndaj haxhilerëve.
“Me mjekët e Kumanovës, të cilët 24 orë janë në shërbim të haxhilerëve.
All-llahu i ruajtë dhe i shpërbleftë!”, ka shkruar ai. (Open-TV)