Diamant Shala, djali i heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sejdi Shala Reka deklaroi për Open-TV se pas 25 vitesh i kthehet makina e babait të tij dëshmor, makinë e cila i shërbeu ushtrisë.
“Automjeti i ka shërbyer UÇK-së, për bartjen e të plagosurve, ushqimin. Ky automjet ka qenë në pronësi të babait. Pas rënies së babait tim, gjyshi im e dha përsëri për t’i shërbyer ushtrisë”, tha djali i heroit të UÇK-së Sejdi Shala Reka, Diamant Shala.
Ai shtoi se makinën do ta ruaj, madje beson se në të ardhmen do të shërbej si muze në Republikën e Kosovës.