Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Gordana Siljanovskën pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe që do të bëhet gruaja e parë presidente në këtë vend, përcjell TV21.
Osmani tha se mezi pret që të bashkëpunoj me Siljanovksën për të thelluar edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, shkroi Osmani në platformën X.