Foto e rrallë /Nuredin Fetai dhe Nebi Mustafi në ditët më të lavdishme te Slloga JM.
Në ndeshjen kundër Pobedës, Fetai (numër 9) e kishte shënuar golin, i cili Sllogën e kishte bërë kampion, ndërsa në foto shihet duke e uruar Mustafi. Ishin kohë të arta për klubin nga Çairi.
Ndryshe, Fetai e ka nisur karrierën te skuadra e Kumanovës, kurse më pas ka vazhduar te Bashkimi po nga Kumanova, ndërsa vite të mira të karrierës së tij i ka kaluar te Slloga Jugomagnat, me të cilën skuadër është shpallur kampion i Maqedonisë dhe ka luajtur edhe në kualifikimet e Ligës së kampionëve europian.
Nuredin Fetai sot jeton dhe vepron në Zvicër dhe njihet si njeri bamirës, duke ndihmuar klubet e vendlindjes. (Open-TV)