Portrete të firmave
Ju prezantojmë një kompani shumë të suksesshme në veprimtarinë e saj. Fjala është për “A.D.E.” me pronar Mentor Vejselji me prejardhje nga Llopati i Kumanovës
14 gusht – “A.D.E.” është një kompani që merret me izolimin e brendshëm, ngjyrë, gjips-kartonë e të tjera, e cila gjendet në Vidauban 100 km larg Marseille dhe Nices të Francës.
Pronari i saj, Mentor Vejselji, për Open-TV na tregon se si kishte ardhur në moshë të re, ku dhe si e ka marrë zanatin, ndërsa tani vlerësohet si një biznesmen mjaft i suksesshëm.
Ai në vitin 2002 me një vizë pune ishte nisur për në Slloveni, kurse pas një kohe kishte marrë rrugën e vështirë për në Francë
Mentori sot 45 vjeç e pranon se nuk ishte i lehtë rrugëtimi për të arritur deri këtu.
Rruga për gurbet:
“Në vitin 2002 me vizë punë isha në Slloveni, pastaj si të gjithë shqiptarët kufirin e kalova si thonë në të zezë. Dy muaj qëndrova në Itali, por pa sukses, ndërsa më pas vazhdova për në Francë tek motra ime. Te një firmë franceze e mësova zanatin e gjipsit dhe të ngjyrosjes dhe pas një kohe e hapa vet firmen time. Në këtë mënyrë vazhduan sukseset. Për këtë arritje falënderim të vecant kam për burrin e motrës, pastaj kusherinjtë nga fshati Sllupcan: Muharremi, Fadili, Nura që kishin përvoj në këtë drejtim. Kështu hap pas hapi avancuam dhe bashkë me te fituam edhe eksperiencën”.
Fillimi i jetës në Francë:
“Fillimi dihet ka qenë shumë i vështirë, sic ishte rregullimi i përhershëm i dokumentacioneve e pastaj puna e shumë gjëra të tjera”.
Hapja e bizneseve
“Firmën e parë me emrin Ardi-Tina e kemi hapur në vitin 2010 dhe ka zgjatur deri në vitin 2014, por nuk ka qenë aq me sukses. Pastaj një kohë pushova dhe në vitin 2017 e nisa firmën e dytë me emrin A.D.E. Firma mbanë shkronjat e para të djemve të mi: Ardianit, Dorianit dhe Enisit. Tani jam shumë i kënaqur, pasi kemi edhe suksese në punë”.
E ardhmja:
“Në të adhmen mendojmë të shtojmë numrin e puntorëve, kuptohet me rritë kapacitetin e firmës, nëse Zoti na ndihmon. Për fund i falënderojë shumë të gjithë punëtorët, pasi pa ata nuk do të ishim sot këtu ku jemi”. /Open-TV.
(Tekst komercial)