Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur pasi janë inkurajuar nga ndërkombëtarët që t’i bashkëngjiten të njëjtës, përcjell TV21. Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të Kosovës, tha se të njëjtat do t’i prezantojë para Qeverisë, ndërsa Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga kjo nismë.