Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, analistët Ridvan Berisha e Blerim Gashi kanë diskutuar mbi diskursin politik të liderëve politik në vend dhe krahasimin e tyre në politikën e jashtme.
Ridvan Berisha është shprehur që nuk mund ta krahasojë Albin Kurtin me Hashim Thaçin.
“A krahasohet fiqa me Mercedes?”, ka pyetur analisti Blerim Gashi nderkohë që Ridvan Berisha u shpreh që është mëkat për historinë me u ba një krahasim i tillë.
Ai tutje tha që Kurti nuk mund të krahasohet as me Haradinajn e as me Isa Mustafën.
“Sot Isa Mustafës ia përmendin klauzolën e Gjykatës Kushtetuese”, tha Berisha.
I pytur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a mund të krahasohet në aspektin e brendshëm, Berisha tha që brenda në Kosovë nuk është duke lulëzuar asgjë, sipas tij ka një vrull masiv për me lëshu vendin, industria e ndërtimit është duke marrë punëtor prej Bangladeshi për me u përmbush nevojat e tregut të punës. /Gazeta/