Diplomatja dhe opinionistja, Adelina Marku në shkrimin për KOHA, me titull: “Për Bujar Osmanin dhe OSBE-në!” e përshkruan kryediplomatin, Bujar Osmani si njeri të madh i cili ndonëse qytetar i një shteti të vogël siç është Maqedonia e Veriut arriti të shkruante historinë e vendit dhe jo vetëm.
“Për mua, Bujari është fituesi legjitim në këtë garë! Dhe… çdo gjë nisi në Lodz, Poloni, kur të ulun në një dhomë të vogël takimesh bilaterale, ky njeri kish përballë një zonjë të fuqishme të shtetit më të fuqishëm në botë, e cila i tha: Bujar, ne jemi fuqishëm me ty! Ti vetëm duhet të dijsh se nga besimi jot në këtë punë që ke ndërmarrë, varet jeta e kësaj organizate!” shkruan mes tjerash Marku.
Duke vlerësuar Osmanin si kryesues të suksesshëm dhe të pashoq të OSBE-së, Marku shkruan: “Bujari, si “Captain, o Captain”, por jo me elegjinë e Walter Whitman-it kësaj here, dijti me na mbajt si NJË TRUP, një ekip të madh kulturash, gjuhësh e etnish të ndryshme, fort e me besim se bëjmë gjë të mirë për veten, fëmijët tanë dhe shtetin! Do shkruaj sepse lypset përtejvetja për tu shkëput nga debatet e kënetave – i quaj unë, sepse një popull që nuk sheh përtej pickimit të mushkojs s’kënetës, do i zhyt në kënetë edhe fëmijët e vet, duke iua ndal fluturimin e bletës!”