Dita e enjte në Kumanovë dha lajm një të kobshëm për sportdashësit dhe ish-luftëtarët e UÇK-së, teksa është larguar nga kjo botë, Bekim Jashari, shkruan Open-TV.
E Adnan Iljazi (ish-portier, tani trajner i portierëve te KF Bashkimi) është në mesin e atyre miqve të shumtë që ka kujtuar ish-bashkëlojtarin e tij Bekim Jashari nga koha e dikurshme kur luanin për skuadrën e Bratstvo Karadak në fund vitet e 1988/89.
“Sot ndërroi jetë shoku im, Bekim Jashari. Pusho i qetë, në parajsë dhe Allahu të mëshiroftë”, ka shkruar Iljazi në rrjetin social Fb.
Ai për Open-TV ka folur për relacionin e tij me Bekimin.
“Kemi pasur raporte shumë të mira. Kemi qenë bashkëlojtar te Bratstvo Karadak (tani Milano). Ai luante mbrojtës i majtë. Ishte i talentuar. Ka qenë edhe shokë shumë i mirë, besnik i fjalës, trim dhe për çfarë do tjetër”, kujton Iljazi.
Bekim Jashari ndërroi jetë sot në moshën 53-vjecare pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i tij do të bëhet nesër (e premte) me namazin e drekës./Open-TV.