Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ka qëndruar në Orizare të komunës së Likovës, ku ka vizituar aktivistët dhe mbështetësit në shtabin e këtij fshati, raporton Open-TV.
Ai mes tjerash ua ka uruar festën e Bajramit dhe i ka falënderuar për punën që po bëjnë në fushatën për zgjedhjet e dyfishta.
Postimi:
Gjatë qëndrimit në Orizare të Likovës, vizitova edhe aktivistët dhe mbështetësit në shtabin e këtij fshati.
U urova festën e Bajramit dhe i falënderova për punën që po bëjnë në fushatën për zgjedhjet e dyfishta.
Kjo fushatë më shumë po i ngjanë një feste, të cilës i janë bashkëngjitur të gjithë shqiptarët, sepse fitorja më 24 prill dhe 8 maj ia VLEN!
Ndryshimi VLEN! (Open-TV)