Në praninë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, ambasadorëve, përfaqësuesve të Presidencës së VLEN-it, përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të vendit tonë, rektorëve të universiteteve, përfaqësuesve të bashkësive fetare, miqve të mi ministra e deputetë nga vendi dhe rajoni, si dhe qytetarëve të shumtë, veçanërisht banorëve të Manastirit, pata kënaqësinë të jem nikoqir i një mbrëmjeje të veçantë festive.
Artistë të shumtë dhe tri ansamblet shtetërore nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria i dhanë kësaj feste madhështinë që meriton.
Mirënjohje të gjithëve që na nderuan me praninë e tyre!
Festat tona janë më të bukura kur i ndajmë së bashku, të bashkuar në diversitetin tonë dhe gjithëpërfshirës në frymën e respektit, solidaritetit dhe vlerave që na afrojnë.







