Një sportiste e talentuar shqiptare me mjaftë sukses po i mbron ngjyrat e reprezentacionit të Kroacisë në mundje. Bëhet fjalë për Ajla Kadriji (46kg), mundëse e klubit të mundjes Zagreb, bija e Bujar Kadrijit, kryetarit të KF Besa nga Dobërdolli, shkruan Open-TV.
Ajo ndonëse është 13-vjecare bën gara në konkurrencën e moshës 15-vjecare.
Tani ajo po përgatitet për turneun shumë të fortë ndërkombëtar “Arena Cup 2023” që do të mbahet më 19 dhe 20 maj në Pula të Kroacisë. Ky turne është i 14-ti me radhë dhe organizohet nga klubi i mundjes “Istarski borac”.
Trajneri i reprezentacionit të Kroacisë në mundje, Nenad Zhugaj pret shumë nga Ajla, madje edhe medaljen e artë.
Ajla ka qenë mundëse e KM Besa nga Dobërdolli, por ka edhe nënshtetësi kroate.
Ndryshe, babai i Ajlës, Bujar Kadriji ka qenë 10 herë radhazi kampin i Kroacisë në mundjes në stilin greko-romak dhe tre herë kampion i ish-Jugosllavisë për fëmijë dhe kadetë.
Ditë më parë reprezentacioni i Kroacisë në mundje është mirëpritur nga kryetari i Koprivnicës, ku ky i fundit iu shpërndau dhurata dhe falënderime. (Open-TV)
Ajla me babain e saj Bujar Kadrijin, gjatë një pritjeje dhe nderimi te KF Besa