Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave me targa të Kërçovës, ku njëra ishte nën drejtimin e S.I.(19) dhe tjetri nga K.E.(32).
Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thonë nga SPB Ohër, raporton KlanMacedonia, transmeton Klankosova.tv.
Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova.
Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion.