18 mars – Në fshatin Hotël të komunës së Likovës veprojnë kompani të shumta private. Njëra ndër to është N.N. “Amidi-Fer”, pronar i së cilës është Amid Ademi, i cili ka dhënë dhe po jep kontribut të madh në sukseset inkurajuese të kësaj kompanie, shkruan Open-TV.
E për biznesmenin e njohur sot është një ditë e vecantë-ai feston ditëlindjen e 60-të. Me këtë rast, zotëri Amidi po merr urime nga familja, bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë.
Po kush është Amid Ademi?
Amid Ademi ka lindur më 18 mars të vitit 1963. Ka punuar dhe vepruar ne vendlindjen e tij në fshatin Hotël të komunës së Likovës.
Në vitet e 90-ta ka filluar të merret me ndërtim, ku punoj në Zvicër, në kantonin e St Gallen dhe rrethinë.
Më pas, ai vendosi të kthehet në vendlindje dhe punësohet në komunën e Likovës, ku punon edhe sot e kësaj dite si nëpunës.
Amidi nuk i ka ndalur asnjëherë aktivitetet në dobi të shoqërisë.
Pas vitit 2002 hapi kompaninë e tij për ndërtimtari Amidi-Fer, e cila sot njihet si një firmë e suksesshme dhe me traditë në komunën e Likovës.
“Amidi-Fer” numëron 10 punëtorë, ndërsa shpesh ndodh që ky numër të dyfishohet.
Amidi-Fer gjatë përvojës së saj më shumë se dy dekada ka ndërtuar numër të madh të shtëpive, dmth nga viti 2001, pas përfundimit të konfliktit, nuk është ndalur.
Ndërkohë, një mbështetje të madhe në avancimin e kompanisë Amidi-Fer jep edhe djali i Amidit, Ferdiani, i cili është inxhinier i Gjeodezisë. Ai ka zyrën e tij dhe merret me projektim, ndërtim dhe shërbime gjeodezike.
Dhe, për fund urimeve me rastin e ditëlindjes i bashkëngjitet edhe stafi i portalit Open-TV- Gëzuar ditëlindjen Amid. (Open-TV).