Në kohën kur ai ishte vetëm 15-vjeçar po i bënte përshtypje pozitive trajnerit, Julian Nagelsmann gjatë përgatitjeve para-sezonale te klubi nga Bundesliga, Bayern Munich dhe që atëherë ai ka qenë dukë u stërvitur rregullisht me profesionistët.
Me këtë mbiemër ai nuk do të harrohet kurrë, por Arijoni s’ka asnjë lidhje me legjendën e futbollit, Zlatan Ibrahimovic – por futbollisti është më prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga qyteti i Prizrenit, shkruan LIG Sport.
I lindur në Nuremberg në vitin 2005 me prindër nga Kosova, i bëri hapat e parë të futbollit në Greuther Furth. Kurse më vonë iu bashkua klubit më të madh në Bavaria, FC Bayern Munich. Dhe qysh në moshë të re, ai la vlera të mëdha. Sa ishte 14-vjeçar në sezonin 2020/21, zhvilloi pesë paraqitje, shënoi dy gola dhe asistoi tre herë.
Pozita e tij ngjason me Leon Goretzka-n:
Një mesfushor ‘box-to-box’, i cili di të luaj në mbrojtje dhe t’i ndihmojë shokëve të skuadrës në vijën e sulmit. Ai është krahasuar edhe me futbollistin e Kombëtares së Gjermanisë, Leon Goretzka.
“Tigri dhe luani mund të jenë më të fortë, por ujku nuk performon në cirk”, është një shkrim i shqiptarit në rrjetet sociale.
Si e vlerësojnë te Bayerni?
Sot gjatë ditës, futbollisti kosovar firmosi kontratë me kampionin aktual të Bundesligas, deri në vitin 2025. Kurse drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic kishte disa fjalë:
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimovic. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Ne e kemi ushqyer atë në kampusin e Bayernit dhe ai është një nga djemtë që presim shumë.”