Futbollisti i mirënjohur kumanovar, Armend Alimi, sot ka kujtuar babain e tij të ndjerë. Ai publikoi një fotografi të veçant (viti 1977) gjatë kohës kur babai i tij luante futboll amator për ekipin e FC Bratsvo nga Kumanova, përcjell Open-TV.
Babai i tij Sabri Alimi në foto është së bashku me bashkëlojtarët e tij para ndeshjes derbi me ÇIK-un.
“Sabri Alimi (Babi im). Mbështetësi im më i madh dhe HEROI im. Zoti të mëshiroftë. Në foto edhe Fejzush Iljazi (Daja im)”, ka shkruar Armend Alimi. /Open-TV/
Ps: Në foto janë, i pari nga e majta: Zija, Raqip, Bardhyl (mbrapa Raqipit), Xhengis, Sabri, Fejzush, Bexhet (në ajër), Nejazi dhe Sadri.