Shkruan:Armend Murseli
Kadri Jashari është djali, i cili e mban emrin e babait të tij të vrarë 21 vite më parë.
Ishte dita kur forcat e armatosura ushtarake policore maqedonase iu vërsulën Lubotenit. Pa zgjedhur mjete e bombarduan nga të gjitha anët. Kallën dhe shkatërruan mbi 20 shtëpi. Rrahën dhe tortuan mbi 100 burra, vranë 10 heronj të pambrojtur në menyrën më mizore. Të shkruash për masakrën e Lubotenit nuk është e lehtë. Po t’i shikoni fotografitë të cilat mund t’i gjeni në internet do të mbeteni të tmerruar dhe do të thoni a është e mundur ta bën dora e njeriut një akt të tillë!
Armiku i pamëshirshëm veproi dhunshëm me të gjitha forcat për t’i dëmtuar ata, por përsëri nuk ia arriti qëllimit, nuk arriti t’i shpërngul nga vendlindja e të parëve të cilet ua kishin lënë amanet që të ruajnë dhe të mbrojnë pragun e shtepisë, pavarësisht çmimit që do ta paguanin, qoftë edhe me vdekje.
Dhe, pikërisht ajo ndodhi, këta martirë të cilët janë dhe do të mbetën përgjithmonë heronjtë e Lubotenit qëndruan në shtëpitë e tyre dhe nuk u larguan nga pragu i tyre, edhe përkundër sulmeve dhe katandisjes së armikut.
Erxhan Aliu atëherë ishte vetëm 6 vjeçar e sot do të kishte 27 vjet, por ja që armiku gjakpireë përmes granatimeve të njëpasnjëshme ia mori jetën në lule të fëmijëirisë.
Atulla Qaili nuk u vra nga plumbi, por nga rrahja, u torturua dhe u malltretua në mënyrën më ç’njerëzore deri në frymën e fundit.
Mevledin Bajrami ateherë ishte vetëm 13 vjeç, si i mitur u keqtrajtua në mënyrën më mizore, e burgosën e rrahën deri në alivanosje. Paramendoni të burgosët dhe të maltretohet një i mitur sic ishte ai, nuk është tjetër përveç se krim.
Asnjë norme ligjore e asnjë konvente ndërkombëtare nuk e arsyeton këtë. Mirëpo armiku nuk kishte mëshirë, e dëmtoj aq shumë sa që edhe nëna e tij kur e ka pa nuk e ka njohur.
Edhe përkundër gjithë malltretimeve, rrahjes, torturës dhe vrasjes që iu bë lubotenasve ata nuk u dorëzun, armiku nuk arriti t’ua vrasë idealin për shqiptari, për të drejta e barazi. Nuk arriti t’i shpërngul nga vendlindja.
Sot Luboteni numëron mbi 600 shtëpi, ka mbi 3000 banore, ka mbi 400 nxënës në shkollën fillore, 200 në shkolla të mesme, 100 nëpër universitete, 100 të tjerë nëpër zanate, ka tokë pjellore, bujqësia është e zhvilluar dhe kane kapital të bërë me punë të ndershme dhe me djersë.
Është ndër fshatrat e rrallë i cili i ka shpëtuar migrimit. Të rinjtë e shohin ardhmërinë në vendlindje dhe punojnë që shtëpia e tyre dhe fshati i tyre të jehojë e asnjëherë mos të shuhet, por ajo që e kam patjetër ta them është se shumë pak është bëre nga ana e shtetit dhe e pushtetit për Lubotenin. Shumë të rinj ende nuk janë të punësuar. Ende kanë status të parregulluar. Janë të anashkaluar si në aspektin e punësimeve ashtu edhe në pozitat më të larta institucionale, edhe pse ka kuadër cilësorë, të rinj që kanë kapacitet për të udhëhequr me ndonjë institucion.
Problemi tjetër është se Luboteni përkundër asaj që pësoj rëndë dhe u dëmtua në të gjitha aspektet sot ende ballafaqohet me mungesë të kushteve elementare. Ka mungesë të ujit, kanalizimit, rrymës gjatë dimrit, ndriçimit rrugor, mungesë të një shkolle të re, salle sportive e të tjera.
Luboteni mban vulën e Marrëveshjes së Ohrit, andaj Luboteni meriton t’i kushtohet vëmendje dhe kujdes i veçantë nga pushtetarët. Problemet më janë të njohura, mbetet të veproni. Të ndihmoni edhe familjarët e dëshmorëve, sepse nuk e kanë pas dhe nuk e kanë të lehtë edhe ata. Për dëmin që iu bë asnjehërë nuk u dëmshpërblyen.
Uroj që përvjetori tjetër të na gjejë më mirë, që edhe martirët të pushojnë të qetë.
Ti përkujtojmë edhe njëherë. Para 21 viteve, një ditë para marrëveshjes së Ohrit u vranë: Erxhan Aliu, Dalip Murati, Xhelal Bajrami, Muharrem Ramadani, Bajram Jashari, Memet Memeti, Rami Jusufi, Kadri Jashari, Bajram Jashari dhe Atulla Qaili.
Të dashurë martirë të lirisë, emri juaj nuk do të harrohet asnjëherë. Do të mbeteni gjithmonë në kujtimet tona. LAVDI!