Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Voska ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Bregallnicës.
Ndeshja është zhvilluar në Shtip.
Pas asisit të Bajramit, futbollisti Jasharevski ka shënuar në minutën e 7-të, goli i të cilit ka rezultuar me kualifikim. Voska e rrëzoi Bregallnicën nga garat e Kupës.