Nga Aleanca për Shqiptarët deklarojnë se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit dhe i përkushtimit për një të ardhme më të mirë.
Ky është urimi i ASH-së për vitin e ri, duke theksuar që shqiptarët dhe të gjithë qytetarët, të jetojnë të qetë dhe në paqe, shkruan news33.tv.
“Viti 2022 ishte një vit i sfidave si për ne, ashtu edhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe mbarë botën. Bashkërisht kaluam shumë momente të vështira, nga disa prej tyre dolëm shumë më të fuqishëm, në të tjera morëm shumë mësim dhe përvojë.
Urojmë që Viti i Ri 2023 të jetë më i qetë, të jetojmë në paqë dhe harmoni, të kemi shëndet e të numërojmë suksese.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke mos e lënë atë vetëm në nivel dëshirash.
Gëzuar Vitin e Ri 2023!
– Aleanca për Shqiptarët -“./news33.tv/