Mbrojtësi shqiptar nga Kumanova, Naser Aliji, ka qenë ndër vendimtarët në fitoren e Voluntarit. Ai shënoi një asist të bukur, “si me dorë” për fitoren 0-4 të Voluntarit në transfertë ndaj Petrolul, në ndeshjen e tretë të play-offit në grupin B.
Skuadra e tij po lufton për mbetje në elitën e futbollit rumun.