Trajneri i klubit të atletikës “7 maji” nga Shkupi, Gjorgji Vuckov, ka deklaruar se sot në Beograd në kampionatin e Serbisë në sallë për juniore të vjetra, Jumna Fetahu, e lindur në vitin 2008, (juniore e re) sërish shënoi rekord personal në hedhjen e gjyles me 4 kg (seniore) prej 11.65 metra.
Ai ka theksuar se pas rekordit të saj shtetëror me 3 kg për juniore të reja prej 13.58 metra, ngadalë por sigurt Fetahu i afrohet rekordit shtetëror me 4 kg për juniore të vjetra që është 13.32 metra. (Open-TV)