Për ata që eventualisht nuk e njohin ky në foto (i treti ulur nga ana e djathtë) është Nejazi Sulejmani, futbollist i një prej gjeneratave më të mira të KF Likova, shkruan Open-TV.
Ish-futbollisti i KF Mateçi (deri në vitin 1993), KF Likova (1994-1997), KF Besa nga Sllupçani (1998-Liga e dytë), nëpëmjet fotove është rikthyer në kohë duke kujtuar vitet e arta si futbollist.
Për Open-TV, Sulejmani, i cili sot jeton dhe vepron në Feldchirhen Karten të Austrisë, pronar i kompanisë, “DGM Erdbau Und Recuclyng GMBH”, ka ndarë momente të veçanta që kishte kaluar me shokët e skuadrave gjatë karrierës së tij.
Sulejmani, theksoi se këto momente të veçanta nuk i harron asnjëherë në jetë.
“Kujtimi më i madh që nuk e harroj ishte ndeshja derbi e luajtur në stadiumin e qytetit në Kumanovë kundër Çetircës. Më duket se ka qenë sezoni 1995/96. Ishte derbi, ndeshje balotazhi për inkuadrim në Ligën e Tretë. Stadiumi ishte plotë me shikues. Atë ndeshje se harroj kurrë. Unë isha mesfushor, me numrin 10 në shpinë. E patëm deklasuar Çetirëcn me rezultat bindës 3- 0. Këtë ndeshje se harrojë asnjëherë. Pastaj nuk mund t’i harroj as përgatitjet dhjetëditëshe me Besën në Strugë. Këto kujtime si harroj deri sa të vdes”, kujton me nostalgji Nejazi Sulejmani.
Ai si ka harruar edhe emrat e lojtarëve me të cilët ka luajtur dikur.
“Në rreshtin e parë në këmbë majtas është trajneri Arifi, që nuk jeton më, pastaj portieri Nexhdeti, mësuesi Orhan Bakiu, Fuat Islami, Luta portieri dhe Fuati.
Ulur nga e majta në të djathtë: Hasan Avdija, Selver Asani, Taxhedin Hiseni, Selajdin Qahili, unë: Nejazi Sulejmani, Fesnik Musliu dhe Abedin Murati (i ndjerë)”, tregon ai.
Në mungesë të perspektivës, Nejazi Sulejmani në moshë të re mori rrugën e mërgimit dhe në vitin 2000 erdhi në Vjenë të Austrisë, ku qëndroi deri në vitin 2012, ndërsa nëj vit më vonë u transferua në qytetin e Feldkirchen Kertnen. Në vitin 2014 hapi firmën e tij “DGM Erdbau Und Recuclyng GMBH” dhe sot është një biznesmen i suksesshëm. Sulejmani përvecv që është afarist i zoti është edhe njeri modest dhe zemërmirë, duke ndihmuar njerëzit më nevojë në vendlindje dhe kudo që kërkohet ndihma e tij. Nejazi Sulejmani më 19 janar festoi ditëlindjen e tij të 53-të. (Open-TV).