Shkruan: Sefedin Zymberi
Ballkan dmth Mjaltë dhe Gjak. Emri i lashtë i Ballkanit – Heamust. Emri i tij u zëvendësua nga mali në Bullgari nga turqit osman. Nën juridiksionin Romak u formuan shumë provinca me emra të ndryshëm kurse nën juridiksionin Bizantinë ato u zëvendësuan me Thema, ndërsa nën juridiksionin Otoman kishin emrat e Vilajeteve. Me mbarimin e epokës së Perandorive, në fillim të shek. XX pjesa e tokave shqiptare u përfshi nën mbretërinë Jugosllave, kurse vetëm pjesa e shpëtuar Londineze vazhdon të mbijetojë.
Me proçeset demokratike dhe bashkimet gjeopolitike të vendeve evropiane në aleancë ushtarake, ekonomike dhe politike. Përkushtim i vendeve të pavarura ballkanike të shek. XXI ngelet uniteti i integrimit ekonomik në strukturat euroatlantike zhvillimore.
Debatet mediatike pro dhe kundër çdo bashkëpunimi mes palëve në ballkan lë hapësirë për manipulim të qarqeve të shërbimeve të vendeve të tr3 lindore për shfrytëzimin e hapësirës së tyre në shërbim të interesave vetanake. Ballkani është urë lidhëse mes lindjes dhe perendimit sepse aty kalojnë rrugë të rëndësishme, nyje strategjike. Ballkani i vitit 2022 është ndarë në atë lindorë dhe perendimorë.
Si pjesë e atij perendimorë bëjnë pjesë dy popujt me hasmëri shekullore, shqiptarë dhe serb. Në Ballkan këta dy popuj janë të barabartë për nga struktura demografike. Dhe Shqipëria në këtë iniciativë duhet si palë e barabartë me Serbinë të shtrojë disa pika si: 1. Shqipëria si trungu amë i 5 milionë shqiptarë rezident në Ballkan të vendos për ndarje administrative krahinorë për decentralizim të pushtetit qëndror, demerkacion të kufijve si dhe pranim të gjitha atributet kombëtare të dy popujve, 2. Rishikimi i historisë e pranueshme nga argumentet shkencore reale, 3. Bashkpunimi ekonomikë pa pengesa burokratike administrative.