Barcelona ka fitur La Liga për herë të 27 në histori, 4 javë nga fundi i kampionatit.
Katalanasit mposhtën 2-4 në derbi Espaynol në një ndeshje ku shënuan dy herë Lewandowski, Balde dhe Kounde.
Duke qenë se është një rivalitet lokal, tensioni mes klubeve është gjithmonë aty, edhe kur disa udhëtojnë në Segunda dhe të tjerë bëhen kampionë.
Kjo është arsyeja pse tifozët e Espanyolit nuk u interesuan kur rivalët festonin titullin në fushën e tyre. Kështu, disa nga ultrasit e mikpritësit vendosën të ndërpresin festën e Barcelonës. Gjegjësisht, derisa në mesin e fushës lojtarët këndonin “Kampionë, kampionë”, në fushë vrapuan qindra tifozë.
Lojtarët e Barcelonës vunë re në kohë tifozët e zemëruar dhe menjëherë vrapuan në tunel dhe drejt dhomës së zhveshjes. Sigurimi u përpoq por nuk arriti të ndalonte huliganët. Disa prej tyre arritën në tunel, por për fat të mirë u shmang një skandal më i madh dhe lojtarët u arratisën të sigurt nga fusha.
Katalanasit dominuan gjatë gjithë sezonin duke mbajtur kreun prej fillimit.
Ndërkohë, rivali i përjetshëm Real Madrid regjistron 35 trofe në La Liga. /G.D abcnews.al/
This is mad. An absolute disgrace. Espanyol fans invading the pitch trying to assault Barça players & staff celebrating their league title. Footage is shocking.@TheAthleticFC pic.twitter.com/1B3THBlq0B
— Pol Ballús (@polballus) May 14, 2023