Enis Bardhi ka shënuar gol për Trabzonsporin në triumfin (2-4) si mysafir ndaj Giresunsporit në xhiron e 34-të të kampionatit të Turqisë. Ai shënoi në minutën e 34-të dhe në ato momente rriti rezultatin në 0-2 për skuadrën e tij.
Ennis Bardhi pas përfundimit të sezonit do të vihet në dispozicion të trajnerit Blagoja Milevski para ndeshjeve kundër Ukrainës dhe Anglisë në kualifikueset për EURO 2024.