Ish-portieri i reprezentaconit të Iranit, Alireza Beiranvand, ka një histori mjaft interesante pas vetes, dhe për jetën e tij mund të realizohet lehtësisht një film.
Prindërit e tij shpesh lëviznin në kërkim të kullotave ku mund t’i kullotnin delet e tyre. Ai është fëmija më i madh në familje, që automatikisht do të thotë se barra më e madhe bie mbi të. Bariu – kjo ishte puna e tij e parë.
Sa herë që nuk i duhej të kujdesej për delet, ai luante futboll dhe merrte pjesë në lojën lokale Dal Paran, në të cilën qëllimi është të gjuajë gurin sa më larg. Ajo lojë më vonë e ndihmoi shumë në karrierën e tij, sepse ai njihet për gjuajtjen e pabesueshme të topit me dorë, dhe video e asistimit të tij nga goli ndaj Traktor Sazit, kur topi fluturoi në 70 metra të pabesueshme, pati pushtuar botën.
Babai i tij nuk ishte pro që Alireza të luante futboll, kështu që djali i tij më vonë që do të magjepste botën iku në Teheran dhe i huazoi paratë për autobusin nga të afërmit e tij.
“Babai im nuk e donte futbollin, më kërkonte të punoja, madje më grisi fanellat dhe dorezat, kështu që shpesh mbroja pa dorëza”, ka treguar Alireza për “Guardian”.
Historia e filmit vazhdon në atë moment. Në autobus, ai takoi Hossein Feiz, trajnerin e ekipit vendas, i cili i kërkoi para për t’i dhënë mundësinë për të luajtur. Nuk kishte para dhe ku të flinte, ndaj kaloi disa netë para hyrjes së klubit.
“Kam fjetur pranë hyrjes së klubit, kur u zgjova pashë para pranë meje. Njerëzit mendonin se isha lypës. Gjithsesi, mund të haja një mëngjes të shijshëm pas një kohe të gjatë.”
Feiz i dha një shans pas disa ditësh. Beiranvand u transferua me një shok ekipi dhe mori një punë në një lavazh. Më vonë ai u transferua në Naft-e-Tehran, kështu që përveç lavanderi, punoi edhe në një piceri, duke pastruar rrugët.
Ai përparoi dobët në karrierën e tij, sepse ishte i lënduar, ndaj Naft e shkarkoi. Ai mendoi se gjithçka kishte marrë fund… Më pas erdhi telefonata nga trajneri U23 i skuadrës së Naftës, ai kërkoi të kthehej. Pastaj gjithçka u hap. Ai u ftua në kombëtaren e të rinjve, u bë portieri i parë në klub dhe që nga viti 2015 është në kombëtaren A të Iranit.
Dhe më pas, në Botërorin e Rusisë, Alireza del në plan të parë. Në ndeshjen mes Iranit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo u rrëzua në zonën e rreptësisë, dhe gjyqtari me ndihmën e VAR-it tregoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Asi portugez mori përgjegjësinë, ngriti topin dhe gjuajti, por rrjeta nuk u lëkund. Topi u ndal nga portieri Alireza Beiranvand para se të futej në rrjetë.
Pas një episodi të shkurtër në Antwerp dhe më pas në Boavista, Alireza u kthye në Persepolis, ku zbuloi të dhëna më të mëdha. Sa i përket karrierës së tij ndërkombëtare, portieri 30-vjeçar ka bërë 54 paraqitje për kombëtaren.
Alireza mbrojti edhe në Kupën e Botës në Katar, por Irani e përfundoi pjesëmarrjen tashmë në fazën e grupeve.
Portieri iranian nuk do ta kujtojë me mall Botërorin e Katarit, pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Anglisë. Pas vetëm shtatë minutash lojë, ka ndodhur një përplasje e ashpër në zonën e penalltisë së Iranit.
Beirenwald vrapoi për të boksuar topin dhe me atë rast u përplas me një shokun e skuadrës në mbrojtje. Portieri i Iranit ka mbetur në tokë. I ka rrjedhur gjak nga hunda dhe ekipi mjekësor e ka ndihmuar për dhjetë minuta. Ai tentoi të vazhdonte ndeshjen, por një minutë më vonë u rrëzua sërish dhe u nxor nga stadiumi me barelë.