Futbollistët e Bashkimit të Kumanovës sot shënuan një fitore më shumë se bindëse kundër Rashtakut si mysafir, në kuadrin e javës së 18-të të Ligës së Tretë-Veri, shkruan Open-TV.
Të besuarit e trajnerit Muamer Rustemi festuan në teren mysafir me rezultat 7-0.
Tre gola i shënoi Egzon Aziri, dy gola Hasan Bilalli, ndërsa nga një gol realizuan Elmedin Qahili dhe Mërgim Lutfiu.
Kjo ishte fitorja e tretë e skuadrës kumanovare, pas triumfit ndaj Ilindenit 6-0 dhe Kadinos 3-1.
Pas javës së 18-të, Bashkimi është lider me 46 pikë, tre më shumë se BVK-Konjare. (Open-TV)