Berat Jakupi ka ndërruar klubin, por jo edhe ngjyrat e saj. Portieri i njohur i futsallit sonte është prezantuar te Prishtina Futsal, duke ardhur nga Futsal Shkupi.
Lajmin e ka bërë të ditur Prishtina Futsal në rrjetin social Facebook.
Ja postimi I plotë:
𝗚𝗮𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲𝘀, 𝗕𝗲𝗿𝗮𝘁 𝗝𝗮𝗸𝘂𝗽𝗶 𝗯𝗹𝗶𝗻𝗱𝗼𝗻 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗲𝗻!
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me portierin e Shkupit, Berat Jakupin.
Jakupi është shpallur katër herë kampion i Maqedonisë së Veriut dhe përvojën e tij ka vendosur ta ndajë edhe me klubin tonë.
Klubi i uron mirëseardhje Beratit dhe i uron suksese në arritjet e objektiva të përbashkëta me klubin.
Një jetë dhe vetëm një Prishtinë!