Skuadra e ligës së dytë Besa nga Dobërdolli e prezantoi Imran Fetain si një prurje e re në ekip.
Ish-lojtari i të rinjve të Shkëndijës dhe Apolonisë nga Shqipëria, në periudhën e kaluar ka luajtur për Gostivarin, por tani po kalon te Besa, mesa duket në kërkim të më shumë kohë për lojë.
Fetai është një mbrojtës i cili në periudhën e kaluar ka fituar statusin e përfaqësueses U21 të Maqedonisë.