Skuadra e Besës nga Dobërdolli ka emëruar Aleksandar Taneskin nga Shkupi si trajnerin e ri të ekipit. Ai ka ardhur në vend të Amir Aliut, i cili dha dorëheqje pas rezultateve negative, shkruan Open-TV.
Postimi i plotë i KF Besa:
•Të nderuar sportdashës kemi nderin të ju njoftojm se sot kemi aritur marveshje me trenerin e ri të klubit tonë ALEKSANDËR TANEVSKI nga qyteti i SHKUPIT.
•TANEVSKI ka qenë pjes e ekipëve me emër të njohur në vendin tonë siqë është FK SKOPJE,MAKEDONIJA GJORCE PETROV dhe AKADEMIA PANDEV.
•I deshirojmë mirë se ardhje dhe suksese në punë trenerit të ri.
Me Respekt KF BESA
Besa pas javës së 12-të në Ligën e dytë renditet në vendin e 9-të me 14 pikë. Në javën e ardhshme, e cila është në program me 26 të këtij muaji, Besa e pret Borecin nga Velesi./Open-TV/