Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Besart Memeti ka shënuar një sukses të madh në kampionatin ballkanik të karatesë për kadet, junior dhe U21 në Tivar të Malit të Zi, shkruan Open-TV.
16-vjecari nga Kumanova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë e juniorëve deri në -55 kg.
Ai në finalen e madhe pësoi humbje minimale me rezultat 4-3 nga garuesi i BeH-së Faruk Kadric.
Memeti deri atëherë kishte shënuar disa fitore bindëse, duke e moposhtur Artor maraj nga Kosova (5-0), malazezin Radolub Srlak (7-0), kroatin Nikolla Tpoplicanec (4-0) dhe me Adrijan Zekirin (3-3).
Memeti ndryshe është karateist i KK Bashkimi 2002 nga Kumanova, ndërsa trajner i tij është prof. Mursel Misini, një punëtor i madh.
Memeti është nxënës i vitit të dytë pranë shkollës së mesme të mjekësisë në Kumanovë. Kjo është medalja e tij e parë ballkanike./Open-TV.